9.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Alibeaj: Marrëveshja e Portit të Durrësit aferë pastrimi paraje krimi, 10 fish më e madhe se në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj është shprehur se marrëveshja e Portit të Durrësit është një aferë pastrimi të parasë së krimit.

Gjatë fjalës në foltore, Alibeaj u shpreh se kjo marrëveshje “është shkatërrimi i ekonomisë, shoqërisë dhe refuzimi i vendit nga BE. Ky është rreziku i madh, humbasin pasurinë publike. E hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit”.

Enkelejd Alibeaj: “I keni votat, do të votohet. Si ka mundësi që investitori, që mund të jetë emër i nderuar, i kemi dhënë edhe mbulesë ligjore. Kjo që të shpërndahet përgjegjësia penale, kaq e thjeshtë. Na vjen një investitor me qilim fluturues. Po e shet sikur bëri me inceneratorët plehrat ishin, janë akoma. Paratë ishin, s’janë më. Siç ndodhi me inceneratorët, disa janë përpara përgjegjësisë.

Jeni të detyruar të votoni, por kujdes, do keni përgjegjësi morale dhe penale. Nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x