18.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ish-efektivi i policisë kërkon transferim

Ish efektivi i forcave speciale Arbër Paplekaj, nën akuzë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit kërkon të mos gjykohet nga gjykata e Elbasanit por nga një gjykatë tjetër.

Kërkesa është depozituar në gjykatën e lartë.

I akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, Arbër Paplekaj duket se nuk ka besim për drejtësi tek gjykata e Elbasanit.

Për këtë ish efektivi i RENEA-s i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021-it, kërkon të gjykohet nga një gjykatë tjetër.

Në bazë të nenit 94 e vijues të kodit të procedurës penale ku është bazuar dhe kërkesa në gjykatën e lartë për transferimin e çështjes, shkaqet e përligjura janë kur siguria publike ose liria e vullnetit të personave që marrin pjesë në proces, cenohen nga situate të rënda lokale.

Paplekaj nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes, ai ka dëshmuar se ka qëlluar në kushtet e një nevojë ekstreme për vetëmbrojtje.

Lidhur me kërkesën e transferimit të çështjes, gjykata e lartë ende nuk ka caktuar një datë për shqyrtim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x