16.5 C
Tirana
14 / 04 / 2026

Lufta pa strategji, pa rrugëdalje dhe pa sukses e Amerikës

Nga Ambasador Zef Mazi

Ditët që përjetojmë i kthyen aftësitë e të menduarit në pikën zero. Në kamera u tha se do shkatërrohet një qytetërim i vjetër mbi 3 mijë vjecar. Përse? Për demokraci, të drejtat e njeriut, vendosjen e tyre atje? Vulgaritet i padëgjuar në të kaluarën e afërt apo më të largët. Mediat, bashkëfajtoret e mëdha në turbulliren gjithnjë e më të rrezikshme globale, i kanë mbushur mendjen njerëzve të besojnë se Irani është regjim më totalitar se ai që shihet gjetkë. Harrohet, ose bëhet sikur, se qytetërimi i Iranit është shumë më i lashtë se perëndimori. Aty ështe shpikur Cylinder Cyrus, (e para kartë e të drejtave të njeriut), sistemi Kanat (vaditja nëntokësore), frigoriferi më i hershëm, mullijtë e erës, zhvillimet bazike të algjebrës dhe kimisë, disa baza mjeksore, etj. Nuk mund të jesh krenar për t‘i shfarosur! Me ta duhet biseduar, jo impomuar, jo arrogancë, jo thika pas shpine. Prej dekadash dëgjohet altoparlanti luftënxites të sulmohen 7 shtete për 5 vjet, sic ka thënë në kamera ish komandanti i NATOs, Uesli Klark, Irani është i fundit në atë listë shtetesh.

Analiza e ushtrarakut profesionist është se kjo luftë e re e Amerikës gjithnjë në luftë, për një të tretë, ende pa u thelluar sesi e përse e shtyn, është pa strategji, pa sukses në synimet e saj, pa rrugëdalje, pre e dështimit. Konfuzioni rritet. Nga njera anë është bindja e ngulitur nga zotëruesit e dikurshëm të botës për superioritetin ushtarak të perëndimit. Nga ana tjeter, nuk duan të besojne se mund të ketë më të qyteteruar që nuk u bën pershtypje as luksi, as rehatia. Duket se nuk njihet se qytetërimi i Iranit, i Persisë, karakterizohet parësisht nga vullnet i celiktë. Iranianet e perceptojne ndryshe kohen, nuk mendojne sot per sot dhe kanë perceptimin e tyre për realitetin shpirtëror.

Konflikti me Iranin nuk është për të drejtat e njeriut, demokracinë ose për kërcënimin e armëve bërthamore, moralizime boshe të dalura boje. Ne fakt, harta gjeopolitike ofron interpretim tjeter. Irani shtrihet në një nga kryqëzimet më të rëndësishme gjeopolitike ndërmjet qendrave energjetike të Lindjes të Mesme, rajoneve shumë të pasura burimore të Azise Qendrore dhe fuqive ekonomike që po hedhin shtat në Azi. Cilido që kontrollon ose dobëson ekonomikisht këtë rajon, ndikon paralelisht në zhvillimin e krejt kontinentit. Kjo është arsyeja përse Irani ka qenë fiokus i politikave të forcës prej dekadash. Thelbi i konfliktit është roli strategjik i vendit si shtet  kyc gjeostrategjikisht ne „fushen e shahut“ të Euro-Azisë. Amerika po përpiqet me cdo mënyre të mundëshme, edhe me brutalitetin e bombardimeve, deri në krime lufte, në qendra civile, arsimore, mjeksore dhe shkencore, për të penguar integrimin e Euro-Azisë me qëllim që të ruajë rendin e saj unipolar hegjemon.

Në analizat gjeopolitike, kontinenti i Euro-Azisë është konsideruar si qendra strategjike e politikave botërore për më shumë se një shekull. Që në fillim të shekullit 20, gjeografi politik Halford MackInder pati formuluar teorinë e tij të famshme, „Teoria e Vendit Zemer“ (Heartland Theory). Teza qendrore e tij ishte se kontrollli i masës shumë të gjerë tokësore të Euro-Azise – vecanërisht i rajoneve të brendeshme midis Europës Lindore dhe Azisë Qendrore – mund të ketë ndikim vendimtar mbi shpërndarjen globale të forcës. Cilido që kontrollon këtë masë gjigande tokësore, argumentonte MackInder, mund të arrijë të ketë pozitë dominuese afatgjatë në politikat botërore.

MackInder i pat formuluar analizat e tij në vitin 1904, cka sot citohet si maksimë: “Cilido që kontrollon Europën Lindore, kontrollon „Vendin Zemër; cilido që kontrollon Vendin Zemër kontrollon Ishullin e Botës, dhe cilido që kontrollon Ishullin e Botës kontrollon botën. Me Ishullin e Botës MackInder nënkuptonte vazhdimësinë e masës gjigande tokësore që përfshin Europën, Azinë dhe Afrikën – rajoni më i madh gjeopolitik në botë. Në këtë Ishull të Botës jeton 85 përqind e popullsisë të botës, ai ka shumicën e tokës bujqësore, një pjesë shumë të madhe të kapacitetit industrial dhe rezervat më të rëndësishme botërore të energjisë dhe të lëndëve të para. Vetëm Euro-Azia rrok afërsisht 38 përqind të masës tokësore të globit, strehon rreth 70-75 përqind të popullsisë të botës dhe gjeneron mbi 60 përqind të GDP globale. Sipas MackInder, epërsia vendimtare e Vendit Zemër është se ajo masë tokësore nuk mund të bllokohet nga asnjë flotë. Cilido që kontrollon këtë masë gjigande tokësore të pasur me burime natyrore, dhe e lidh atë me hekurudha dhe, me vonë, me infrastrukture moderne, do ketë në afatgjatë avantazhe strukturore force ndaj cdo fuqie të madhe detare. Sot ende ka vetëm një.

Pas mbarimit të Luftës të Ftohtë, SHBA ka qenë fuqia hegjemone në rendin botëror unipolar, me ndikim shumë të madh në institucione ndërkombëtare, sistemet financiare, aleancat ushtarake dhe tregetinë botërore. Por, me daljen e plotë dhe forcën e hapsirës të integruar të Euro-Azisë, i tërë sistemi ndërkombëtar gradualisht do evuloje drejt një rendi shumëpolar, cka ka marrë rrugë të pakthyeshme, në të cilin do të bashkëgzistojnë disa qendra fuqish të mëdha. Duke parë këtë sfond zhvillimesh, shumë konflikte, aleanca dhe ndërhyrje gjatë dekadave të fundit do analizohen në tjetër këndvështrim. Nga zgjerimi i NATOs në Europën Lindore, që Xhorxh Kenan e ka quajtur gabimin më të madh strategjik të SHBA, tek luftat për pushtet në Kaukaz dhe krejt Lindjen e Mesme, shihet përsëritja e të njëjtit model: rajonet kyc të Euro-Azisë duhet të vazhdojnë të jenë të fragmentuara, duke i futur r fuqitë rajonale në lufte kundër njera-tjetrës.

Në këtë kontekst Irani merr rëndësi të vecantë. Irani është Persia, me histori, traditë, qyteterim mbi 3 mije vjecar. Gjeografikisht ai shtrihet në një nga udhëkryqet më të rëndësishme të Euro-Azisë, midis Lindjes të Mesme, Azisë Qendrore, Kaukazit dhe Oqeanit Indian. Cilido që e integron politkisht, ekonomikisht ne stabilitet këtë rajon krijon lidhje ndërmjet disa prej rajoneve më të rëndësishme të energjisë dhe të tregëtisë botërore. Kjo është arsyeja që, për shumë dekada, Irani është parë si një nga shtyllat qendrore gjeopolitike në „tabelën e shahut“ të Euro-Azisë.

Gryka e Hormuzit është nje rryp detar rreth 30 km i gjërë, midis Omanit dhe Iranit, një nga ngushticat dhe pikat më strategjike dhe të rëndësishme të ekonomisë botërore. Vlerësohet se rreth 20 përqind e tregëtisë globale dhe e një pjese shumë të rëndësishme të energjisë lundron përmes kësaj ngushtice cdo ditë. Për shumë vende të industrializuara kjo rrugë detare ka rëndësi jetike për furnizimin me energji. Irani ka një vijë detare prej disa qindra kilometrash përgjatë kësaj ngushtice. Ky avantazh strategjik i jep Iranit ndikim shumë të rëndësishëm mbi një nga rajonet më sensitive të kuadrit global të energjisë. Edhe baza e lëndëve të para të Iranit luan rol kyc sepse Irani mban vendin e dytë në botë për rezervat më të mëdha të gazit natyror dhe renditet në pesë vendet e para për rezervat e naftës. Të marra së bashku, kjo përfaqëson një nga potencialet më të mëdha energjitike të botës. Nëse ky potencial do integrohej plotësisht në projektet infrastrukturore ndërkombëtare, Irani mund të bëhej pika fokale e energjisë dhe e tranzitit ndërmjet Rusisë, Azisë Qendrore, Lindjes të Mesme dhe Azisë.

Është fakt se sot në Iran kryqëzohen disa projkekte madhore infrastrukturore, që potencialisht e spostojnë balancën ekonomike tek Euro-Azia. Kina e sheh Iranin si komponent kyc i „Inicitaivës Rripi dhe Rruga“ (Belt and Road Inisiative) që ka objektiv të krijojë lidhje më të ngushta ekonomike ndërmjet Azisë Lindore, Azisë Qendrore, Lindjes te Mesme dhe Europës përmes hekurudhave, rrugëve, porteve dhe projekteve energjitike. I ashtuquajturi Koridori Veri-Jug përmes Iranit dhe Detit Kaspik, që gjithashtu synon të lidhe Indinë me Rusinë dhe Europën përmes Iranit dhe Detit Kaspik, po merr rëndësi gjithnjë e më të madhe. Ky koridor llogaritet se ul kohën e tranzitimit midis Asizë Jugore dhe Europës në disa javë, kësisoj ai paraqet një alternative serioze ndaj rrugëve tradicionale detare. Nga pikepamja gjeopolitike, kjo do të thotë se Irani shtrihet në udhëkryqet potenciale të disa akseve kyc të integrimit euroaziatik ndeëmjet Rusisë, Kinës, Indisë dhe Lindjes të Mesme. Nëse në afatgjatë do të fitojë ky rrjetëzim ekonomik dhe infrastrukturor, do të dalë një zonë e ndërlidhur ekonomike e Euro-Azisë që do përfshijë një pjesë të madhe të popullsisë të botës, të kapaciteteve industriale dhe të burimeve të lëndëve të para.

Për SHBA, që historikisht dominimin e ka mbështetur te kontrolli i rrugëve tregëtare, i sistemeve financiare dhe aleancave ushtarake, ky zhvillim përfaqëson rrezik jo të vogël strategjik. Hapsira stabël dhe e ndërlidhur e Euro-Azisë nxjerr në pah lindjen e strukturave politike dhe ekonomike që shkojnë përtej ndikimit direkt të Uashingtonit. Ky sfond e bën të qartë se përse Irani ka qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike prej disa dekadash. Cështja nuk është aq shumë rreth konflikteve rajonale, si midis Izraelit dhe Iranit, apo për programin bërthamor të Iranit, sesa është në fakt për cështje strategjike: ce cila fuqi do t‘i japë formë akseve kyc të transportit, energjisë dhe forcës të Euro-Azisë në të ardhmen. Prandaj, me „fushën e shahut“ gjeopolitik, Brzhezhinski e pat konsideruar Iranin më shumë se thjesht një aktor rajonal, por actor kyc në arkitekturën strategjike të krejt kontinentit.

Rëndësia strategjike e Iranit shpjegon arsyet përse është izoluar që në vitin 1979, përse vendi është nën presione masive politike dhe ekonomike prej dekadash. Tensionet dhe lufta aktuale midis Uashingtonit dhe Teheranit nuk kanë filluar për arsyet që u thanë më sipër. Orgjina qëndron pikërisht tek carja gjeopolitike që ka filluar në vitin 1979, kur u bë revolucioni iranian dhe erdhi ne krye Ajatollah Komeini. Sa ishte Shahu Mohamed Reza Pahlavi, që u soll në pushtet pas grushtit të shtetit që u organizua kundër Kryeminsitrit të zgjedhur demokratikisht, Mosadek, Irani ishte një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës në Lindjen e Mesme. Ai ishte shtylla strategjike e rendit amerikan në rajon – ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht. Me peëmbysjen e Shahut, Uashingtoni humbi një aleat kyc në një nga udhëkryqet më të rëndësishme të Euro-Azisë. Që nga ajo kohë, politika amerikane ndaj Iranit ka ndjekur vetëm një synim themelor afatagjatë: të kufizojë lirinë e veprimit politik, ekonomik dhe historik te Iranit. Instrumentet qendrore të kësaj strategjie kanë qenë sanksionet, izolimi diplomatik dhe presioni ushtarak. Zor të gjesh vend tjetër në bote (ndoshta Kuba) që ka qenë kaq gjatë nen sanksione të gjithëanëshme ekonomike dhe politike. Zyrtarisht, këto masa janë justifikuar zakonisht me programin bërthamor të Iranit, me konfliktet rajonale, ose me të drejtat e njeriut. Por, në kontektin gjeopolitik, situata është me komplekse: nje Iran i fortë ekonomikisht dhe i pavarur politikisht mund të luaje rol qendror në integrimin e Euro-Azisë si furnizues i energjise, si vend tranziti, dhe si nje koridor strategjik që lidh disa rajone të botës. Kësisoj, dobësimi permanent i Iranit duhet parë më shumë si pjesë e strategjisë afatgjatë gjeostrategjike të SHBA dhe më pak si reagim ndaj konflikteve të vecanta politike.

Nderkohë që Perëndimi vazhdon ta izolojë Iranin, ndryshon njëkohësisht edhe hapsira gjeopolitike e Euro-Azzisë. Dalin aleanca, projekte infrastrukturore dhe rrjete ekonomike të reja që po operojnë në mënyrë gjithnjë e më të pavaarura nga qendrat tradicionale të pushtetit të Perëndimit. Në këtë kontekst, Irani del përsëri në fokus. Irani është anëtar i një numri organizatash dhe bashkëpunimesh që kanë objektiv forcimin e integrimit ekonomik dhe politik të Euro-Azisë, si BRICS, ku është anëtar zyrtar që ëe 1 janar 2024. Vendet e BRICS gjithnjë e më shumë e shohin veten si një platformë për bashkëpunim ekonomik dhe politik ndërmjet ekonomive të mëdha në rritje e sipër. Së bashku ata përfaqësojnë një pjesë shumë të rëndësishme të popullsisë të botës dhe të prodhimit ekonomik global. Me zgjerimin, rritet dhe pesha gjeopolitike e tij, që hap perspektiva të reja për Iranin. Sanksionet ekonomike të Perëndimit e kufizojnë rreptë pjesëmarrjen në tregjet ndërkombëtare, ndërkohë që po dalin dhe rriten tregjet alternative ekonomike në Euro-Azi. Shumica e këtyre shteteve synojnë që t‘i bëjnë marrëdhëniet e tyre ekonomike të ndërvarura ndërmjet njeri-tjetrit, të zhvillojnë sisteme alternative financiare dhe t‘a organizojnë tregëtinë ndërkombëtare në mënyrë të tillë që të jetë sa më të pavarura nga dollari amerikan. Si rrjedhojë, bëhet gjithënjë e më i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet Rusisë, Kinës, Indisë dhe Azisë Qendrore.

Vecanerisht Kina e sheh Iranin si komponent kyc i strategjisë të saj infrastrukturore afatgjatë se bashku me Iniciativen Rripi dhe Rruga. Synimi i lidhjeve me hekurudhë, projektet energjitike, dhe rrugë tregëtare është që të lidhë më mirë kontinentin Aziatik dhe të zgjerojnë masivisht tregëtinë rrugore ndërmjet Azisë Lindore, Azisë Qendrore, Lindjes të Mesme dhe Europës. Pikërisht kjo e rikthen Iranin në atë rol gjeopolitik që ka pasë analizuar strategjistk i lartpërmendur: pikë qendrore ndërmjet disa rajoneve të forcës dhe ekonomike të Euro-Azisë.

Po të shihen zhvillimet gjeopolitike të mbi 100 viteve të fundit, idetë e gjeografit politik britanik, MackInder, mbeten të vlefshme sot. Ai pat formuluar, si u theksua me lart, se kontrolli i masave tokësore qendrore të Euro-Azisë ka ndikim vendimtar tek shpërndarja globale e forcave. Një shekull pasi ai pat bërë publike analizën e tij, Euro-Azia mbetet qendra strategjike e politikës botërore. Sfida qendrore strategjike për Amerikën ka qenë të parandalojë formimin e një blloku fuqie dhe kontrolli në këtë kontinent që do të mund të sfidonte hegjemoninë globale amerikane. Në këtë kontekst Irani merr rëndësi vërtetë të madhe sepse shtrihet ndërmjet Lindjes të Mesme, Azisë Qendrore, Rusisë dhe Oqeanit Indian. Roli i Iranit zgjerohet përtej konflikteve rajonale: Irani është shtet kyc gjeopolitik në një rajon ku do vendoset ekuilibri i forcave në shekulin 21. Ky është thelbi i tensioneve të sotme, cështje më e gjerë strategjike: cili do t‘i japë formë akseve ekonomike, politike dhe strukturës të forcave në Euro-Azi në dekadat e ardhëshme.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x