Nga Lezha, ku mori pjesë në 35-vjetorin e PS-së, kryeministri Rama tha se kjo forcë politike në qeverisje na meriton që i ka ngritur kokën lart çdo shqiptari.
Ai u shpreh se gjatë këtyre viteve Shqipëria është kthyer nga delja e zezë në një vend që respektohet.
“Ne kemi plot të meta, kemi bërë plot gabime. Kur vjen puna te pamja e madhe, është një pamje që flet vetë për ne. Flet vetë raporti me interesin kombëtar, me historinë dhe botën. Është PS në qeveri sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari kudo që është. E ka bërë Shqipërinë nga delja e zezë një dekadë më parë në një vend që është më afër se kurrë realizimit të një ëndrre historike”, deklaroi Rama.
Para socialistëve lezhianë, kryeministri u shpreh se pavarësisht fjalorit të përdorur nga opozita, ai kurrë nuk do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
“Socialistët që nuk iu bashkuan dhunës, piramidave dhe shkatërrimeve dhe nuk mishëruan një pushtet familjar mbi të tjerët, i bashkon diçka që është Europa në zemër dhe të qenit europian në mendje. Pikërisht pse ne jemi të tillë, jo vetëm nuk ua kemi kthyer kusurin të tjerëve me të njëjtat mjete, nuk kemi kërkuar rrugët e hakmarrjes, por kemi pranuar baltën që na ka sjellë çdo ditë fortuna që është ngritur kundër nesh. Baltë ndaj familjes sonë, ndaj fëmijëve tanë.
Keni parë ndonjëherë që tu kthehemi atyre duke përdorur librin e tyre të shtëpisë? Asnjëherë. Nuk kanë lënë gjë pa thënë pa familjen time, për fëmijët e mi, për të vdekurit në shtëpinë time, por kurrë nuk do dëgjoni që unë të flas për familjet e tij dhe të tyre dhe për të vdekurit në shtëpinë e tyre sepse kjo nuk është europiane, kjo nuk është njerëzore. Në fund është njerëzillëku që ndan PS-në me forcat e tjera politike”, tha më tej Rama.
- “Çfarë nuk kanë thënë për familjen time e fëmijët e mi”, Rama: S’do më dëgjoni kurrë t’u përgjigjem, me të tjerët ne na ndan… - 30/05/2026
- “Zgjidhni një kryetar të ri”, mesazhi i deputetit të Kancelarit Merz në Kuvendin e PD: Kam ide kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur - 30/05/2026
- Ja kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar që u ‘spastruan’ nga Berisha - 30/05/2026