18.5 C
Tirana
12 / 10 / 2026

“Një nga udhëheqësit më të shquar në botë”- Ministri Gideon Sa’ar takohet Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë! Mik i Izraelit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Sa’ar e cilësoi Ramën si një nga liderët më të shquar dhe etikë në botë, ndërsa vlerësoi rolin e tij në arenën ndërkombëtare.

Sa’ar theksoi se Izraeli e vlerëson angazhimin e kryeministrit shqiptar për sigurinë e vendit dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

Sipas tij, biseda me Ramën u përqendrua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Pata kënaqësinë të takohem sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13 vjet rresht dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më etikë në botë sot. Rama është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Ai është gjithashtu një mik i shquar i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë edhe në kohë sfiduese.

Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve, si dhe situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tuaj të guximshme dhe miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin”, shkruan ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x