Sekretariati i Etikës të Kuvendit ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme (12 tetor) dhe u votua pro kërkesës së grupit të PS nga vetë shumica socialiste.
Ky vendim pritet të Apelohet nga PD dhe vetë deputetët demokratë që u ndëshkuan.
Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku sipas mazhorancës, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.
Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.
- “Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm! - 12/10/2026
- Gjuajtën me vezë dhe ujë Ramën dhe socialistët në Kuvend, Etika merr vendimin për Bardhin dhe Balliun! Ja me sa ditë përjashtohen - 12/10/2026
- Shqipëria dhe Izraeli forcojnë bashkëpunimin, Hoxha dhe Sa’ar nënshkruajnë marrëveshje - 12/10/2026