Presidenti Bajram Begaj, i është drejtuar me një letër Gjykatës Kushtetuese, ku ka kërkuar shpalljen e moskompetencës për çështjen e Erion Veliajt, i cili ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Në letrën e dërguar nga Sekretarja e Përgjithshme Valbona Lusha, Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese të heqë pezullimin e dekretit në fillim të seancës së 31 tetorit, duke argumentuar se pezullimi ka penguar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.
Latest posts by Pena Albania (see all)