Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është miratuar leja e parë në kuadër të Paketës së Maleve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se leja u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe i përket familjes Hasani nga Thethi.
Sipas kryeministrit, familja ka vendosur të investojë kursimet e saj në tokën e të parëve dhe të rikthehet për të jetuar e zhvilluar aktivitet ekonomik në vendlindje.
“Sot u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri“, shkroi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se Paketa e Maleve u krijon mundësi trashëgimtarëve që, tashmë me bazë ligjore, të rikthejnë në jetë shtëpitë e vjetra familjare ose të zhvillojnë aktivitete ekonomike në pronat e trashëguara.
“Paketa e Maleve është paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo të zhvillojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor, blegtoral dhe agropërpunim tokat e të parëve të tyre“, u shpreh Rama.
- Zgjidhet Presidentja e Kosovës/ Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula kryetarja e shtetit pas marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në minutat e fundit - 07/10/2026
- Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro - 07/10/2026
- Ismail Lulani, kumtuesi i epshit të ngjyrave shpuese dhe poetikës shprehëse në pikturën shqiptare - 07/10/2026