Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka Pulën Presidente të re të Republikës së Kosovës, pas një seance të jashtëzakonshme.
Seanca nisi me 89 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa pika e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet u miratuan me 88 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas përfundimit të kësaj procedure, Kuvendi vijoi me procesin për zgjedhjen e Presidentes së re. Në garë ishin Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha, ndërsa pas votimit, Pula u zgjodh në krye të shtetit.
Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike në minutat e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, duke i hapur rrugë përfundimit të procesit për zgjedhjen e Presidentes.
Me zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës, Kosova tashmë ka një Presidente të re, pas zhvillimeve politike që sollën Kuvendin në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës.
- Zgjidhet Presidentja e Kosovës/ Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula kryetarja e shtetit pas marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në minutat e fundit - 07/10/2026
- Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro - 07/10/2026
- Ismail Lulani, kumtuesi i epshit të ngjyrave shpuese dhe poetikës shprehëse në pikturën shqiptare - 07/10/2026