34.5 C
Tirana
30 / 07 / 2026

Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysa është emëruar si Drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Hysaj zëvëndëson në detyrë, Zana Çelën. Hysa u largua në mars të këtij viti nga Partia Demokratike pas më shumë se dy dekadash angazhim politik.

Në postimin ku njoftonte largimin e saj nga PD, Hysa shprehu shqetësimin për mënyrën se si u trajtua funksioni i saj si sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, duke theksuar se kompetencat reale të këtij roli ishin kufizuar ndjeshëm, ndonëse përgjegjësia dhe imazhi publik i funksionit kishin vijuar të përdoren.

Ajo kritikoi gjithashtu përjashtimin sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë, sipas saj të individëve me kompetencë dhe integritet, si dhe mënyrën e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit.

Sipas saj, mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike ishte problemi kryesor, duke theksuar

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x