(Shkrimtarit,mesuesit dhe mikut, Petro Marko)
Nga GJOKE BECI
Edhe sot ta ndjej atë prekjen e dorës
mbi kopsen e vetme të xhaketës së shkollës
Do ftohesh, i varfër! Dhe ilaçe nuk ka…
O burrë camardhok i maleve të mëdha!…
Dhe shkoje zemëruar,
si cigare e shuar…
Edhe sot ta ”vjedh” fletorkën me mbresa
Nga brigjet e Ebros, nga Spanja, nga Shpresa;
Hemunguejt ia the a Heminguej ta tha:
Kush vdes çdo ditë, vdekje të fundit nuk ka!
Se vije duke qeshur,
Si cigare e ndezur.
Erdhe ti pastaj në Mirditë zemërak,
në burgun e Spaçit yt bir;
I verdhë si limon Jugu, i gjatë si lis Veriu,
në ty renkoi Ajri! Pisha dhe njeriu…
Dhe shkoje zemëruar,
si cigare e shuar.
Heminguejt ia the apo Heminguej ta tha:
kush vdes ditëpërditë, vdekje të fundit nuk ka!
Andej nga shkon Petro, valë lëshon Dhërmiu
Andej nga vjen Petro, lule mbjell njeriu
Dhe shkonte zemëruar,
si cigare e shuar,
se vinte duke qeshur,
si cigare e ndezur…