Kryeprokurori Altin Dumani po mban një konferencë të përbashkët me homologët italianë pas një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, që çoi në arrestimin e 52 personave në Shqipëri e Itali.
“Është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend.
Ky operacion i mbështetur nga hetime të thelluara është një dëshmi e qartë e asaj që mund të arrihet nga funksionimi i ligjit. Një falënderim i veçantë për Eurojust dhe Europol gjatë hetimeve të kësaj skuadre”-u shpreh Dumani.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Fashizmi i “revolucionit paqësor” ishte shtrati që mbolli dhe lindi dhunën e tetorit - 17/11/2026
- Putin mbërrin në Kinë, përgatitet takimi historik trepalësh me Trump dhe Xi Jinping - 17/11/2026
- FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin IA për të depërtuar brenda 3 orësh! SHBA teston sistemet… - 17/11/2026