Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën 8 maj për protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike.
“Me 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore.
Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij.
Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave”-tha Berisha.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Presidenti Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i Shqiptarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre - 09/07/2026
- Shqipëria mikpritëse e Samitit të NATO-s, Minxhozi: Tirana e meriton! Ngjarje botërore për historinë tonë moderne - 08/07/2026
- “U shkel armëpushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”/ Irani kërkon njohjen e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael - 08/07/2026