Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje lidhur me aktivitetin e zhvilluar sot në Prishtinë, ku pas një aksioni simbolik nga aktivistë të ndryshëm përkujtimorja e mirënjohur NEËBORN u “burgos” me një grilë hekuri dhe mbishkrimin “Kosova e burgosur”.
Rama bën me dije se aktivistët kanë vendosur rreth 5,000 emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në hapësirën përreth, një aksion për të cilin ai ka shprehur respekt. Ngjarja vjen si një formë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Rama thekson rëndësinë e kujtesës historike dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.
“Respekt. Pas “burgosjes” simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEWBORN, me mbishkrimin “Kosova e burgosur” sot aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.






- Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë - 12/06/2026
- “S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë, ju e keni marrë për kalë beteje - 12/06/2026
- Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat - 12/06/2026