Pedagogu Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar protestat dhe përfshirjen e pedagogëve në zhvillimet e fundit, duke theksuar nevojën që vëmendja dhe reagimi publik të shoqërohen me argumente dhe propozime konkrete për zgjidhje.
Lami u shpreh se dhuna mund të tërheqë vëmendjen dhe t’i nxisë palët ta marrin seriozisht situatën, por sipas tij, zgjidhja duhet të vijë përmes arsyes dhe dialogut.
Duke komentuar listën e pedagogëve që kanë shprehur qëndrimet e tyre, Lami tha se në të nuk ka dekanë apo rektorë, çka, sipas tij, tregon se bëhet fjalë për një qëndrim politik.
“Instrumenti i dhunës mund të jetë efikas për vëmendje, për të nxitur palët të marrin seriozisht situatën, por duhet arsyeja, mendja për zgjidhje. Përfshirja e profesorëve jep një dimension tjetër. Deri dje, ky zë na ka munguar, të paktën në mbështetje, në vokacion publik. Përfshirja e pedagogëve, disa prej të cilëve janë në krah të opozitës.
Këta persona që kanë firmosur nuk janë problem i sistemit arsimor. Asnjë dekan dhe rektor nuk është në atë listë. Kjo tregon qëndrim politik. Problemet që ka arsimi i prekin edhe ata. Arsimi është problematik. Sistemi është kalbur, jemi kthyer në qeliza partish politike.
Duhet të jenë ata që sot duhet të rrinë me të rinjtë. Duke qenë prezentë, grupi i zjarrit tërhiqet, sepse ia ka lënë vendin arsyes. Çfarë vlere ka kjo listë kur nuk je aty për të kontribuar, duke bombarduar me argumente Ramën që të japë dorëheqjen?”
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026
- Ndodh çudia në Bulevard, qytetari bën vrapimin e mbrëmjes para Kryeministrisë, i pafrikësuar nga gurët dhe molotovët! (VIDEO) - 21/10/2026