Pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës në Tiranë. Mes tyre janë edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, dhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha. Pedagogët janë mbledhur te Universiteti Politeknik.
Rreth 1300 pedagogë, nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend, raportohet se kanë nënshkruar peticionin, përmes të cilit kërkohet largimi i Ramës nga detyra dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Peticionin e kanë firmosur edhe figura të tjera të atashuara pranë Partisë Demokratike.
Latest posts by Pena Albania (see all)