Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një shpërblim prej 2500 eurosh për çdo efektiv të Policisë që është angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit. Gjithashtu, Rama deklaroi se nga 1 janari do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Policisë.
Gjatë takimit me forcat e Policisë, pas 6 ditësh protestash të shoqëruara me akte dhune, kreu i qeverisë vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e efektivëve në terren.
Rama theksoi se shuma prej 2500 eurosh do të jetë e njëjtë për të gjithë efektivët e angazhuar në front, pa dallime sipas nivelit të pagës.
“Nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Për të gjithë sakrificën, kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë, ne do t’ju vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front sepse keni jo vetëm stresin por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra dhe vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e njëjta shumë për të gjithë”, tha Rama.
- The Wall Street Journal: Putin propozon samit me Trump dhe Xi Jinping për Ukrainën, pa praninë e Zelenskyt - 19/10/2026
- “Trump i ka quajtur organizata terroriste…”/ Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse negocion me ta - 19/10/2026
- Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja - 19/10/2026