Një video me pamje surreale po qarkullon orët e fundit në internet, duke treguar dy realitete krejt të ndryshme që bashkëjetojnë në Paris.
Në pamje shihet një çift që, mbrëmjen e së shtunës, është ulur në një kafene pranë Harkut të Triumfit, duke shijuar i qetë pijen e tij.
Ndërkohë, vetëm pak metra larg tyre, jashtë lokalit, rrugët janë përfshirë nga trazirat dhe përplasjet mes protestuesve, gjatë episodeve të rënda të dhunës që shpërthyen në kryeqytetin francez dhe në qytete të tjera të vendit.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për kontrastin e fortë mes qetësisë së çiftit në kafene dhe situatës së tensionuar në rrugët e Parisit.
Latest posts by Pena Albania (see all)