Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i Yuri Kim me kryetarin e PL-së Ilir Meta, në selinë e kësaj të fundit.
Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada thekson se Kim ka nënvizuar nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog për të forcuar demokracinë dhe për të çuar përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.
Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE””, thuhet në njoftimin e SHBA.
/javanews
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026