14.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

Kryeparlamentarja Haxhiu, disa minuta pasi rinisi seanca, e ndërpreu atë për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve nga partitë opozitare.

Ajo tha se punimet do të rinisin në orën 23:00,  një orë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thanë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x