Situata para Kuvendit është tensionuar, teksa kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta, policia ka shtyrë me forcë turmën e qytetarëve, ndërsa protestuesit kanë reaguar duke hedhur vezë në drejtim të uniformave blu.
Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur për sigurinë e perimetrit.
Ndërkohë, në zonë po afrohet edhe autoboti me ujë, mjet që përdoret nga policia për shpërndarjen e turmave.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë - 07/10/2026
- Tërhiq e mos e këput… - 07/10/2026
- Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’? - 07/10/2026