17.5 C
Tirana
05 / 05 / 2026

PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Parlamentit dhe një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste në vitet e para të saj pas ndryshimit të emrit, Servet Pëllumbi njihej në radhët e të majtëve, por jo vetëm si “profesori” i socialistëve.Detyra e tij më e rëndësishme shtetërore ishte ajo në periudhën 2002–2005 si kryetar i Kuvendit, të kontrolluar nga vetë socialistët, por në vitet e tyre të fundit përpara se të dilnin opozitë.

Servet Pëllumbi lindi në Korçë dhe pas viteve ’90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960–1963, zoti Pëllumbi ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977.

Që nga ky vit, zoti Pëllumbi është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës. Për gati tre vjet ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990 e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, si pjesa konservatore e kësaj partie, përballë rrymës liberale të Fatos Nanos. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 1996.

Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën, referendum të cilin socialistët e fituan.

Pëllumbi ka qenë pedagog dhe më pas profesor në Universitetin e Tiranës

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x