15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj kërkon lekët e PD-së për fushatë elektorale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Kuvendit që të miratojë fondin për financimin e partive në fushatën e zgjedhjeve te 14 majit.

Kjo kërkesë e KQZ-së u mor në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, ku interesi i demokratëve prevalonte mbi atë të socialistëve.

“Arsyeja ishte e thjeshtë, si do të përllogaritet shpërndarja në kushtet kur PD bojkotoi zgjedhjet e 2019?    Pasi miratohet fondi nga ju, vjen në KQZ dhe KQZ në bazë të rezultatit të zgjedhjeve përfundimtare të të njëjtit lloj bën shpërndarjen”, tha Ylli Merkaj, Sekretar i Përgjithshëm, KQZ.

Kurse deputeti socialist Toni Gogu thotë se në zgjedhjet pararendëse vendore demokratët zgjodhën Bulevardin duke mos u bërë pjesë e procesit, gjë të cilën socialistët nuk nguruan ta vinin në dukje.   

“Janë publike kush ka hyrë në zgjedhje kush nuk ka hyrë. Si do fshihemi ne, pas gishtit”, thotë Toni Gogu

Por për Enkelejd Alibeajt qasja procedurale e sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së nuk është e saktë.    

‘Merrni për bazë zgjedhjet e 2019 siç edhe juve e thatë në fjalimin tuaj, apo do të merrni për bazë nenin 180 të kodit zgjedhor i cili e ka korrigjuar atë deformim të zgjedhjeve të 2019 dhe e ka spostuar, jo më për 2019 kur ne bojkotuam, por 2015-2017”, tha Alibeaj.

Pyetja e Alibeajt mbeti pa përgjigje, pasi përfaqësuesi i KQZ-së u shpreh se kjo vendimmarrje i përket Ilirjan Celibashit.  

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x