12.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Zbulohen detaje nga vizita e Ramës në Londër: Kur do të takohet me Sunak dhe firmosja me Braverman

Kryeministri Edi Rama nis ditën e sotme një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Gazetarja Mirela Milori ka mësuar se kreu i qeverisë do t’i nisë takimet në orën 12:00 ku do të pritet nga kreu i parlamentit britanik.

Ndërsa takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është parashikuar të mbahet në orën 16:00. Tema kryesore e bisedimeve mes të dyve pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm.

Përveç takimit me Sunak, Rama do të marrë pjesë edhe në disa evenimente të tjera. Ai do të marrë pjesë në një takim në Ministrinë e Jashtme të Britanisë ku do të jenë pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe jo vetëm. Po ashtu, kryeministri do të mbajë një fjalë në “London School of Economics”.

Ndërkohë të premten është programuar edhe një takim mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi me homologen britanike Suella Braverman.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x