5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Zbardhen detaje të rënda nga vrasja e palestinezes në Tiranë, autori dyshohet se është i ati

Në hetimet e fundit për vrasjen tragjike të 24-vjeçares palestineze, janë zbuluar detaje të reja që hedhin dritë mbi autorin e krimit.

Fillimisht, u dyshua se viktima ishte bashkëshorti i të resë, por tani, sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet, dyshohet se ai është babai i 24-vjeçares.

Ngatërresa është bërë, për shkak të mbiemrave të njëjtë që mbanin autori dhe gruaja.

Pas ngjarjes, Fadi Aluan, i dyshuari për vrasjen, u largua nga Shqipëria për në Greqi dhe më pas udhëtoi drejt Holandës.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes tragjike dhe për të kapur autorin që ende është në arrati.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x