20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

“Yes, we Kam” – Ironia me sloganin e Barack Obamas dhe pse ai nuk e mbështet Kamala Harris

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, Barack Obama, përdori sloganin e tij, të bujshëm: “Yes, we can”.

Mund të përkthehet, si “Po, ne mundemi!” Një shprehje besimi se ëndrrat nuk kanë pse mbeten vetëm ëndrra. Ato mund të plotësohen.

Fjalë të kota në ajër apo një kushtrim vërtet thelbësor? Ajo që ka rëndësi praktike është parrulla pati sukses dhe që atëhere, është përdorur e ripërdorur, në shumë forma të ngjashme në mbarë botën.

Tani, disa demokratë amerikanë e kanë rifreskuar e përshtatur sloganin për fushatën presidenciale të zv-presidentes, Kamala Harris, e cila duket se do të zëvendësojë bosin e saj, Joe Biden, si kandidatja zyrtare e Partisë Demokrate për presidente të SHBA-së.

“Yes, we Kam” niset nga shkurtimi i emrit të Kamalas.

Për ironi, ish-presidenti Barack Obama është një nga figurat e rralla qendrore të Partisë Demokrate Amerikane që nuk e ka mbështetur publikisht Harrisin si kandidate për presidente.

Disa e interpretojnë se Obama nuk ka qenë dakord që Biden të dalë nga gara.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x