19.5 C
Tirana
28 / 10 / 2025

Vula e PD, Apeli vendos vazhdimin e gjyqit në themel: Shprehemi në fund

Gjykata e Apelit vendosi pak minuta më parë që të shprehet në fund për kërkesat paraprake të palëve për mosnjohje të palës tjetër.

Më herët ajo është tërhequr për vendim në dhomë këshillimi për tu shprehur për kërkesat për legjitimin e palëve. Të dyja grupet nuk pranuan njëra-tjetrën si palë.

Përfaqësuesi i Berishës ka deklaruar sot se Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur këshilli kombëtar i Partisë Demokratike për ta zgjedhur atë kryetar.

“Alibeaj është komanduar me detyre përmes një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit. Është fakt publik që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe Enkeljed Alibeaj është “komanduar” të jetë kryetar përmes një deklarate për shtyp dhe nuk ka marrë votëbesim nga Këshilli Kombëtar.

Edhe sikur të mos kishte ekzistuar ndonjëherë kuvendi i 11/12/2021, ankuesi është kryetar vetëm për efekt mediatik jo i zgjidhur nga ky këshill.  Në këto kushte, Enkelejd Alibeaj nuk i ka tagrat ligjore të ankimimit dhe nuk ka vepruar si kryetar i komanduar, sepse nuk është komanduar ndonjëherë jurdikisht të jetë kryetar”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x