Gjykata e Lartë ka rrezuar rekursin për masën e sigurisë “arrest në burg” e të miturit M.Përlleshaj, pasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim – i mituri në konflikt me ligjin M. P., kundër vendimit nr. 30-2024-9430/2949, datë 17.12.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, njoftohet nga gjykata.
M.Përlleshaj po mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë. Ai kërkonte një masë më të butë sigurie.
Vetëm disa ditë më parë, gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim. Sakaq institucioni i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, që në rast se shpallet fajtor i mundëson uljen e masës së dënimit me 1/3 e tij.
Familjaret e Canit kanë kërkuar jo vetëm drejtësi por edhe transparencë nga gjykata.
- Demokraci të helmuar si kërpudhat e zonjës Petterson - 08/07/2025
- “Po ndërton paqe në shumë rajone”, Netanyahu propozon Trumpin për Çmimin Nobel - 08/07/2025
- VIDEO/ Kryeministri Rama dhuron gjak në godinën qeveritare dhe bën apelin: Përveçse jepni kontribut të vyer, ju rinon dhe rigjeneron - 08/07/2025