9.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Vrasja e 14-vjeçarit pas sherrit, Rama: Do hedhim në diskutim masat drastike për mbylljen e TikTok dhe Snapchat në vend

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Ai theksoi se qeveria është në dilemë për të vendosur filtra apo të marrë masa drastike në mbylljen e rrjeteve sociale që janë kthyer në burim dhune.

Rama: Çdo prind është dëshmitar i faktit që presioni i tërheqjes nga ekranet e smartfonëve bëhet i përballueshëm, jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm, janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia, ku po ndalohet përdorimi i aksesit për fëmijët, deri tek Franca që po bën vendosjen si kusht për hapjen e llogarive të fëmijëve nën 15 vjeç.

Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të ecim edhe ne në drejtim të vendosjes së filtrave kur në të gjitha eksperiencat e deritanishme mësojmë se efektiviteti i tyre është i ulët ndërkohë që stimujt e dhunës në botën online vetëm rritet, apo të ndërmarrin masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok dhe SnapChat në Shqipëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x