Në një deklaratë për mediat, Ursula von der Leyen, presidente e ekzekutivit të Bashkimit Evropian tha sot se BE propozon krijimin e një gjykate të specializuar, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, “për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit të Rusisë”.
Gjithashtu, Komisioni Evropian ka njoftuar një plan për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.
“Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro (259 miliardë £) të rezervave të Bankës Qendrore Ruse dhe kemi ngrirë 19 miliardë euro (16 miliardë £) para të oligarkëve rusë”, tha në një deklaratë Ursula von der Leyen, presidente e ekzekutivit të Bashkimit Evropian.
Ajo tha se BE dhe partnerët e saj mund të menaxhojnë fondet dhe t’i investojnë ato në një afat të shkurtër, por se të ardhurat do të shkojnë në Ukrainë në mënyrë që ata përfundimisht të kompensojnë dëmet e shkaktuara në vend, raportojnë mediat e huaja.