Skënderbeu në volejboll për femra kërkon jo vetëm titullin kampion por edhe trofetë e tjera të këtij sezoni. Trajneri Orlando Koja edhe njëherë tjetër ka bërë me dije se skuadra korçare e ka grupin e duhur për të qënë ekipi dominues i volejbollit shqiptar.
Këto ditë pjesë e skuadrës është bërë edhe volejbollistja amerikane Jessica Haynie, lojtare kjo e pozicionit katër, aty ku Skënderbeu gjatë ndeshjeve të deritanishme ka pasur probleme.
Për këtë vit gjithçka fillon me ndeshjet e pjesës së dytë të Ligës “Gjergj kastrioti” për të vazhduar më pas me Kupën e Shqipërisë, dhe pas këtyre takimeve me ato të Kampionatit Kombëtar. Trofe këto që sipas trajnerit Orlando Koja do të fitohen nga volejbollistet korçare.
Trajneri i rrjetës korçare i pyetur për amerikanen Haynie, tha se Skënderbeu edhe pa të e kishte grupin fitues, por me ardhjen e saj skuadra është më e kompletuar.
Volejbollistja amerikane Jessica Haynie ka vetëm disa ditë që është bërë pjesë e ekipit të Skënderbeut. Ajo është shprehur se ka qënë trajneri i kësaj skuadre ai që i ka folur për ekipin korçar dhe ndihet mjaft mirë pasi është pritur ngrohtë nga pjesa tjetër e skuadrës. Haynie tha më tej se Skënderbeu është më i mirë se ekipi ku 23 vjeçarja ka luajtur më parë.
Skënderbeu këtë javë rifillon ndeshjet e Ligës “Gjërgj Kastrioti” në Kosovë në përballje me Fer Volley. Janë të gjitha gjasat që për disa minuta të jetë në lojë edhe volejbollistja e sapoardhur nga Kalifornia Jessica Haynie.



- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025