Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtarë në Izrael, ku në fokus të takimeve dhe të bisedimeve janë siguria kibernetik dhe sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Kreu i qeverisë është pritur në takim nga presidenti, Isaac Herzog, të cilin e ftoi që sa më shpejt të vijë në Shqipëri.
‘Vëlla Edi si jeni!’– dëgjohet të thotë presidenti i Izraelit teksa pret kryeministrin shqiptar bashkë me delegacionin e qeverisë.
‘Jam shumë i sigurt që turistët kanë shumë për të parë në Shqipëri dhe do e shijojnë shumë ndërsa do të ndihen si në shtëpi. Shqipëria ka qenë shtëpi e dytë për hebrenjtë’- u shpreh presidenti i Izraelit.
Një ditë më parë kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid. Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.
Në sfondin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë që ndodhën muajt e fundit, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.
Kryeministri Lapid falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e guximshme të vendit të tij ndaj hebrenjve shqiptarë gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit.



- Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet - 07/12/2025
- Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës - 07/12/2025
- “Fundjavë Ndryshe” festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve”! - 06/12/2025