Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas komplikacioneve shëndetësore.
Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me probleme të frymëmarrjes.
Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.
Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.
“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonë burimet nga QSUT.
- Sula flet si Kryeinspektor: Detyrën nuk e quaj privilegj, por përgjegjësi të madhe - 09/02/2026
- Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj - 09/02/2026
- Nuk ka më dyshime! Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian në një lidhje, shfaqen bashkë në Super Bowl - 09/02/2026