17 tetori duhet të ishte dita e parë kur studentët do të ulen në bankat e universitetit, por dita e nesërme do të jetë bojkot i pedagogëve. Bojkoti do të jetë jo vetëm në Tiranë, por do të shtrihet edhe në rrethe.
Kryetari i Sindiktatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se janë vënë në dijeni në rrugë shkresore dhe publike, institucionet përkatëse për protestën.
Nesër do jetë një ditë greve si ditë e parë, do të lejojmë vitin e parë të ambientohet me hapësira në orën e parë. Bojkot edhe në çdo Shqipërisë. Rektorët janë vënë në dijeni mbi lëvizjen tonë dhe dekanët janë informuar për këtë lëvizje dhe rektorët nuk janë kundër edhe pse në disa segmente ka pasur një qëndrim të dyzuar, por duhet ta dinë se pa mbështetjen e rektoratit nuk mund të drejtojnë një institucion. Është një protestë e paralajmëruar janë njoftuar institucionet në mënyrë shkresore dhe publike, kemi të drejtën për të kërkuar të drejtën”, tha Kovaçi.
Ai tha se është në pritje të dialogut më perfaqësues të qevërisë për plotësimin e kushteve të tyre.
“Jemi në pritje të dialogut, duhet të jetë negociatore me qeverinë që të realizohen pikat tona, për problemet tona financiare. Qeveria e ka rritur pagën 7%. Duhet të shtohen fondet, të ardhurat që vijnë nga studentët, t’u kthehen në shërbime”, shtoi ai.
Një mesazh e ka pasur edhe për studentët, ku thotë se duhet t’i mirëkuptojnë pedagogët në këtë bojkot, pasi thekson se është edhe në të mirë të tyre.
“Do i presim do i respektojmë, do i tregojmë pse po protestomë dhe ata do na mirëkuptojë që të bashkësakrifikojmë që universitetet të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Nuk jemi në Kushtet kur do jemi në situatë të tillë, të gjithë do jemi në oborr për të kërkuar të drejta tonë”, përfundoi Kovaçi.