Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i ka ‘mashtruar’ të gjithë me festimin interesant që bëri pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi kundër Mainz për t’i dhënë epërsinë Bayern Leverkulsenit.
Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.
Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.
Por tifozët, Xabi Alonso dhe stafi i trajnerëve, u shqetësuan kur menjëherë pas golit Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.
Kjo ishte mënyra që kishte zgjedhur Xhaka për të festuar golin teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong.
Xhaka made Xabi Alonso, the staff and every Bayer Leverkusen fan scared with his celebration pic.twitter.com/udjVA3uLaH
— Troll Football (@TrollFootball) February 24, 2024
Granit Xhaka had the Bayer Leverkusen staff worried with his fake injury celebration 😅 pic.twitter.com/6PPEeUDE1J
— ESPN FC (@ESPNFC) February 23, 2024
- Spahiu kritika për arrestimin e Veliajt: Gjykata me dy standarde, nuk ka asnjë në burg nga PD - 14/02/2025
- “11 orë dhe ende nuk e di pse kam arrest me burg”/ Zbardhet çfarë i tha Veliaj prokurorit Ols Dado dje në seancë: Më burgosët në mes të fushatës, akt i pastër politik - 13/02/2025
- BSH shpjegon pse nuk ndryshoi normën bazë të interesit: Ekonomia po ecën mirë, ndoqëm politikën e duhur - 13/02/2025