Dje, në Prishtinë, por edhe në Tiranë, është zhvilluar një protestë. Shkak për këtë protestë është bërë përdhunimi i një vajze 11 vjeçare në Kosovë nga 5 djem.
Protesta ishte padyshim një akt i vlerësueshëm publik, madje për nga krimi i kryer, kjo protestë mund të ishte nga më të mëdhatë në historitë e protestave këndej e matanë kufirit.
Por në këtë botën tonë të çuditshme, ajo që ra në sy dhe që mori vëmendjen më të madhe të mediave, atyre online veçanërisht, ishte jo thelbi i protestës, por kush vajzë vip mori pjesë, a ishte vetëm apo me të dashurin, i foli ish partneres apo ktheu kokën anash, çfare kishte veshur vajza e Bigut dhe çfare marke i kishte syzet vajza e Perputhen… Po kjo këngëtarja nga Kosova pse u zu me kete tjetren dhe pse donte tja merrte mikrofonin…
Ky ishte mëkati që bënë vajzat e showbizit!
Dhe e bënë këtë në ditën më të keqe për to, në ditën kur kishin dale të përkrahnin një vajzë vetëm 11 vjeç…
Kjo është ngjarje për tu analizuar nga psiko-analistët më në zë jo vetëm në Shqipëri.
- 5 korrik 1946/ Bikini, veshja që tronditi botën, revolucioni i modës. - 05/07/2026
- Kosova, dikur pa shtet, sot pa kulturë shtetformuese - 05/07/2026
- Arkmorti në duart e protestuesve, reagon Rama: Para 20 vjetësh ishte me të vdekurin brenda, sot tubimi në duar e llapaqorrëve dhe çakejve nga Prishtina e Tetova - 05/07/2026