Yjet më të mëdhenj të kinemasë kanë zbarkuar në Venecia për të marrë pjesë në edicionin e 81-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Dje, aktorja dhe regjisorja e njohur Angelina Jolie mbërriti në qytetin e romantikës duke shkëlqyer me një stil minimalist dhe elegant. Ajo u pa e veshur me një pallto Dior ngjyrë bezhë të lehtë me mëngë të shkurtra të palosura, ndërsa aksesorët e saj të vetëm ishin syze dielli të zeza dhe vathë të vegjël argjendi.
Festivali, i cili do të zgjasë deri më 7 shtator, përfshin premierën e filmit të ri të Jolie, “Maria,” një dramë biografike që rrëfen jetën e sopranos së famshme Maria Callas. Përveç Jolie, edhe shumë yje të tjerë si Jenna Ortega, Monica Bellucci dhe Sigourney Weaver kanë mbërritur në Venecia, ndërsa presidentja e jurisë së këtij viti, Isabelle Huppert, është gjithashtu e pranishme. Gjatë ditëve në vijim, do të shfaqen emra të tjerë të njohur, si Brad Pitt, George Clooney dhe Lady Gaga, për të promovuar projektet e tyre të reja filmike.
- Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan - 15/01/2025
- Zbulohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos/ Ylli portugez firmos kontratën e parezistueshme, bëhet pronar i klubit ku do të luajë - 15/01/2025
- Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës! - 15/01/2025