Yjet më të mëdhenj të kinemasë kanë zbarkuar në Venecia për të marrë pjesë në edicionin e 81-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Dje, aktorja dhe regjisorja e njohur Angelina Jolie mbërriti në qytetin e romantikës duke shkëlqyer me një stil minimalist dhe elegant. Ajo u pa e veshur me një pallto Dior ngjyrë bezhë të lehtë me mëngë të shkurtra të palosura, ndërsa aksesorët e saj të vetëm ishin syze dielli të zeza dhe vathë të vegjël argjendi.
Festivali, i cili do të zgjasë deri më 7 shtator, përfshin premierën e filmit të ri të Jolie, “Maria,” një dramë biografike që rrëfen jetën e sopranos së famshme Maria Callas. Përveç Jolie, edhe shumë yje të tjerë si Jenna Ortega, Monica Bellucci dhe Sigourney Weaver kanë mbërritur në Venecia, ndërsa presidentja e jurisë së këtij viti, Isabelle Huppert, është gjithashtu e pranishme. Gjatë ditëve në vijim, do të shfaqen emra të tjerë të njohur, si Brad Pitt, George Clooney dhe Lady Gaga, për të promovuar projektet e tyre të reja filmike.
- Anna Franku, vajza që dëshmoi me shpirt të dlirë e penë të çiltër, fytyrën e vërtetë dhe mizore të holokaustit - 13/06/2025
- Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje - 13/06/2025
- “Po flet nga vendi pa leje, s’jemi në pazar”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS, përfaqësuesi i PD: Mos e fik mikrofonin - 13/06/2025