Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.
Por sot, Veliaj ka shpërndarë foto nga një takim me udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer.
“Një nder i madh të takoj udhëheqësin e shumicës në Senat, senatorin Schumer, në Kapitol Hill. Ai është një golashënues i vërtetë, numri 10 në futboll, për çështjet e komuniteti, veçanërisht komunitetit shqiptar në shtetin e Nju Jorkut dhe më gjerë. Jemi krenarë që e quajmë mik dhe aleat” – thotë Veliaj në postimin e tij
- “Nuk rri më shtrirë në shtrat dhe ndjek garat”: detaje mbi shëndetin e Schumacher - 26/01/2026
- “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm - 26/01/2026
- “Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta - 26/01/2026