Ekipi i terrenit në bashkinë e Tiranës, punon çdo ditë për të mirëmbajtur çdo cep të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për te gjithë ata që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”.
“Shumë mirë që ndërruat mobiliet dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t’i lemë në mes të rrugës. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë. Kolegët tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët e trotuaret. Ju lutem raportoni çdo rast tek Aplikacioni “Tirana Ime””, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026