7.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Terrorizoi banorët duke qëlluar me armë zjarri nga makina në lëvizje, arrestohet Balil Murataj

Policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin, Balil Murataj, i cili gjatë gjithë pasdites së djeshme ka terrorizuar zonën e Bardhajve në Njësinë Rrethina të Shkodrës.

Murataj qëlloi me armë zjarri herë pas here teksa ishte në lëvizje e sipër me automjetin e tij.

Pas sinjalizimeve nga banorët, Policia Vendore e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e tij, ndërsa në mbështetje të policisë shkuan dhe forcat RENEA.

Gjatë kontrollit fizik, 43-vjeçarit i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x