Kryebashkiakët e Taorminës dhe Santa Teresa di Riva, Cateno De Luca dhe Danilo Lo Giudice, janë përfshirë nga një valë anormale teksa po transmetonin drejtpërdrejt në Facebook situatën e motit të keq.
Për të treguar nga afër fuqinë e dallgëve të forta që prej ditës së martë po godasin me intensitet bregdetin jonian të Sicilisë, dy drejtuesit vendorë ishin zhvendosur në shëtitoren e Santa Teresa di Riva.
Në momentin që kamerat po fokusonin detin e trazuar, një valë e papritur i ka surprizuar dhe përfshirë të dy kryebashkiakët. Videoja është publikuar më pas nga vetë Cateno De Luca në rrjetet sociale, i cili ka apeluar qytetarët të shmangin rrezikun.
“Mos bëni atë që bëmë ne. Qëndroni larg shëtitoreve dhe përrenjve. Në Santa Teresa, disa orë më parë, u përfshimë nga një valë teksa, së bashku me kryebashkiakun Danilo Lo Giudice, po tregonim drejtpërdrejt pasojat e shkaktuara nga cikloni Harry”, shkruan De Luca.
- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026
- Renditja/ Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës, si paraqitet situata pas javës së 6-të - 11/10/2026