16.5 C
Tirana
25 / 02 / 2026

Të strehuar në manastire, 6 milionë ukrainas pa energji

Shumë banorë të Bohorodychne, një qytet në rajonin e Donetsk, i shkatërruar pas luftimeve të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase në shtator, tani po strehohen në manastirin ortodoks, Sviatohirsk Lavra.

Pranë një ure të thyer, punëtorët po rregullojnë çatinë e dëmtuar të manastirit që nuk u kursye nga konflikti.

“Na thanë që mund të qëndrojmë sa të duam sepse nuk kemi ku të shkojmë, i gjithë fshati ynë është shkatërruar, kthyer në rrënoja, nuk ka mbijetuar asnjë shtëpi. Për momentin kemi çfarë na nevojitet, falë zotit ata kujdesen për ne shpirtërisht e fizikisht, ata na mbështesin”, thotë Vira Larina, banore e Bohorodychne.

Pas sulmeve masive me raketa që goditën vendin këtë javë, presidenti Zelensky deklaroi se gjashtë milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike.

Mungesa e energjisë dhe ujit në këto ditë të ftohta vështirëson edhe më shumë jetën e ukrainasve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x