I plagosuri Agim Jazajt dhe autori i ngjarjes Saimir Xhafa prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin. Plagosja ndodhi më 1 janar. Burime bëjnë me dije se Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami.
Ditën e ngjarjes, sipas dëshmitarëve, mes tyre fillimisht ka pasur konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark.
Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar.
Ndërkohë, autori Saimir Xhafa akoma nuk është lokalizuar nga policia. Në kërkim të tij janë bërë disa kontrolle, por deri tani nuk është gjetur.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026