Nga Melburni, Australi,
Florentina Selmani
Një nga aktivitetet më tw mëdha muzikore të këngës së lehtë, Festivali i 63 i Këngës në RTSH, çeli siparin më datën 19 Dhjetor. Ky festival vjen me një risi të bukur. Për herë të parë për fituesin do të vendosë edhe vota e diasporës. Edhe komuniteti Shqiptaro – Australian ndihet i privilegjuar dhe i motivuar që ka përfaqësuesin e tij, pjesëmarrës në festën e këngës shqiptare. Valentin Markvulaj, pjesë e grupit muzikor të mirënjohur dhe mjaft të pëlqyer, “Djemtë e Detit”, do të përfaqësohet me këngën “Larg”. Në një bisedë me të, mësojmë se i rikthehet skenës së festivalit të këngës në
Radio Televizionin Shqiptar, skenë ku dhe u prezantua grupi dhe mori duartrokitjet e publikut shqiptar, plot 25 vite më pas. “Emigrimi tim ne Australi, në kontinentin e largët, nuk më jepte mundësinë që të bëheshim bashkë, por dëshira për t‘u rikthyer mbeti gjthmonë e fortë. Pas humbjes së këngëtarit tonë, mjaft të dashur për publikun
shqiptar, Gent Demaliaj, ndjeva nevojën bashkë me grupin, që të vazhdonim rrugtimin e lënë përgjysëm dhe për t’i risjellë publikut tingujt e muzikës sonë”, na thotë ai.
Si një ndër emigrantët e shumtë shqiptarë, kënga është një pasqyrë e thellë e ndjenjave të tij për vendlindjen. Si kompzitor, orkestrues dhe performues i këngës, Valentini, na flet për rrugëtimin e tij emocional në realizimin e saj dhe bashkëpunimin e bukur me artistin e madh të filmit dhe skenës shqiptare, poetin e mjaft poezive të ndjera dhe teksteve të këngëve, Timo Flloko. Ai mbetet i rënqethës në memorjen tonë, veçanërisht në filmin, “Lulekuqet mbi mure”, në recitimin e poezisë së famshme “Anës lumenjve”, shkruar nga personaliteti shqiptar, figurë e ndritur e historisë dhe letrave të
kombit tonë, Fan Noli.
Duke punuar me Timo Fllokon, autor i tekstit të këngës, na thote Valentini, kemi ndarë kujtime dhe ndjenja të thella, për vendlindjen. Kënga flet për ëndrrat që janë tretur, por edhe për forcën e lidhjes me Shqipërinë.
Është një këngë që i dedikohet emigrantëve shqiptarë. Duke qenë larg atdheut tonë të dashur, ne e kuptojmë dhe e ndjejmë më mirë se kushdo forcën e kësaj kënge. Dëshira e komunitetit mbarëshqiptar në Australi, është që të fitojë Valentini. Dhe opinionet e urimet e tyre janë të shumta. Valentin Marvukaj! Urimet më të mira për ju në festivalin e 63 – të këngës në RTSh!
Mijra shqiptarë nga Australia e largët ju mbështesin me gjithë zemër. Fitofsh! (Zef Paja).
Festivali i Këngës në RTSH, një eveniment që ndiqet me padurim nga mijra e mijra shikues jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga miliona emigrantë të languar nga atdheu
Mëmë. Pjesë e tyre jemi dhe ne komuniteti shqiptar këtu në Australi që mezi presim të dëgjojmë këngët e bukura në gjuhën shqipe. Grupi “Djemtë e Detit “ që do të performojë në këtë festival, është grupi im i preferuar, jo vetëm se është nga qyteti ku unë jetova
e kontribova për 22 vjet, por edhe sepse e kam njohur nga afër Gentin, solistin e grupit. Po ashtu edhe për faktin se kënga e Valentinit është një vazhdimësi e ketij grupi, në respekt e nderim për një nga krijuesit e grupit. Do të votojmë Valentinin tonë, pasi çdo emigrant nën tingujt e bukur muzikor të këngës „Larg“, kompozuar prej tij dhe me tekstin e ndjerë të Timo Fllokos, artistit të madh, gjen diçka nga jeta dhe historia e tij në emigracion, në veçanti mallin e pashuar për vendlindjen. Vota jonë është për ty Valentin. Suksese! (Kozeta Gjika).
E shohim me shumë kërshëri si gjithmonë, festën e këngës shqiptare, ku përmes artit të muzikës, përfaqësohen vlerat tona kombëtare, krijuesit dhe zërat e rinj, në një festival që ka bërë histori. Ringjitet përsëri në këtë skënë të madhe pas shumë vitesh grupi “Djemte e detit” me kompozimin dhe performancën e Valentinit tonë, këtu në kontinentin e largët. Ndaj këtë grup mund ta quajmë edhe “Djemtë e oqeanit” po të kemi parasysh përmbi sa oqeane ka fluturuar Valentini ynë për të mbritur në skenën
madhështore të këtij festivali. Suksese dhe fitore Valentin! (Shpend Selmani). Ftoj të gjithë bashkëkombasit e mi këtu në Australi, që kapin shifrën rreth 20.000, por edhe emigrantët shqiptarë kudo në botë, që ta votojnë këngën, “Larg” nga grupi “Djemte e detit”. Çdo emigrant gjen në të pjesë nga jeta e tij e vështirë në emigracion,
gjen momente emocionale e nostalgjie për dheun e të parëve.