5.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Tarifat e Trumpit, një dhuratë për Xi Jinpingun?

Tarifa prej 54% për produktet kineze që hyjnë në SHBA është padyshim e madhe dhe do të ndikojë rëndë në kompanitë kineze që përpiqen të shesin në tregun amerikan.

Kinezët kërcënojnë me kundërmasa që gjithashtu do të dëmtojnë kompanitë amerikane që synojnë tregun e madh kinez.

Por, në një mënyrë, këto lëvizje të Donald Trumpit janë gjithashtu një dhuratë për Xi Jinpingun.

Xi po e paraqet vendin e tij si mbështetës të tregtisë së lirë, si mbrojtës të institucioneve multilateraliste dhe po bën krahasime me SHBA-në, e cila shihet si një vend që po shkel këto parime, shkruan BBC.

Vetëm javën e kaluar, lideri kinez u ul me drejtorët e kompanive më të mëdha ndërkombëtare – përfshirë shumë nga Evropa – dhe imazhi ishte i qartë: SHBA nën Trump është kaos, shkatërrim i tregtisë dhe interes kombëtar, ndërsa Kina nën Xi është stabilitet, tregti e lirë dhe bashkëpunim global.

Duke marrë parasysh nevojat ekonomike, shumë shtete mund të afrohen me Kinën dhe të largohen nga Amerika e Trumpit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x