4.5 C
Tirana
27 / 02 / 2026

Sunak në Parlament: Shqiptarët zënë një të tretën e azilkërkuesve, ndryshimi i ligjit kthen shumicën e tyre

Kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë fjalës së tij në Kuvend theksoi se qeveria britanike duhet të marrë masa për emigrantët e jashtëligjshëm, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.

“Pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria. Njerëzit e ardhur duhet të kthen mbrapsht. Të gjithë shqiptarët e mbetur të largohen shpejt”, u shpreh ai, raporton “The Guardian”. 

Sunak nënvizoi se në fillim të vitit të ri do të nxjerr ligj për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil këtu.

Ndërkohë, kryeministri britanik nënvizoi se emigrimi i paligjshëm është ‘i padrejtë’ për britanikët, emigrantët e ligjshëm dhe azilkërkuesit e vërtetë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x