10.5 C
Tirana
24 / 02 / 2024

SPAK i kërkoi leje Kuvendit për arrestimin e Berishës, Noka: Po kërkojnë t’i mbyllin gojën! Aksioni ynë do përshkallëzohet

Krahu i djathtë i Sali Berishës, Flamur Noka foli me tone të ashpra kundër qeverisë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK, duke thënë se ky i fundit i shërben Ed Ramës.

Sipas tij SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës pë Berishën, në mënyre që t’i mbyllë gojën këtij të fundit, si dhe për të penguar aksionin opozitar, i cili sipas tij do të përshkallëzohet.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Noka thotë se asnjë nga këto lëvizje nuk do ta pengojë opozitën të përballet më “këtë regjim”, ndërsa shton se pasi të përfundojnë aksionin vetë deputetët demokratë në Kuvend, do të kërkojnë dhe njoftojnë edhe protestë qytetare.

“Dua t’ia kushtoj këtë kohë situatës politike dhe reagimit të opozitës. Situata politike është në ditën më të zezë të saj. Këtu po ngrihet një regjim tiranik. SPAK po përdoret për të goditure opozitën dhe po bën politikë. E ka kthyer veten në një shërbim të regjimit kundër opozitës

Sapo Berisha bashkoi grupin parlamentar SPAK fabrikoi një dosje për ta sulmuar atë. Sapo kishte nisur mosbindja civile në Parlament, dhe jemi në momentin që do krijohet një front parlamentar. SPAK izolon Berishën nga aktiviteti i tij politik. Ky sulm është një sulm i regjimit ndaj opozitës, ndaj PD.

Pse SPAK në tetor shkeli më këmbë kushtetutën dhe sot kujtohet ta respektojë?  Është betejë për të mbrojtur nga regjimi mafioz, kriminal.

Ne akoma nuk kemi ezauruar akoma fazën tonë të protestës, do ta kulmojmë këtë betejë dhe më pas do të thërrasim këtë betejë.

Pa u rikthyer të drejtat kushtetuese dhe ligjore, nuk do të ketë normalitet në atë parlament. Sa kohë nuk dëgjohet zëri i opozitës, nuk ka parlament normal. Çdo kërcënim ne e presim ballazi dhe nuk trembemi fare. Çdo veprim do të ketë një kundërveprim.

Ashpërsimi i masës që kërkon SPAK është përshkallëzim i aksionit opozitar dhe i mosbindjes civile që po bëhet gati, dhe e dyta, gjithë kjo ngutje është për t’i mbyllur gojën Berishës. Ai kishte një javë që kishte nisur të nxirrte fakte të reja për inceneratorin e Tiranës, kur SPAK kërkoi ndryshimin e masës. Ai nxori dhe prova të tjera që SPAK i ka zhdukur”, tha Noka ndër të tjera.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x