Të përballesh njëkohësisht me tragjiken, liriken dhe komiken dhe t’i prezantosh publikut rezultatin teatror me tri pjesë me një akt në të njëjtën mbrëmje nuk ështëdiçka e keqe siç e dimë, megjithatë Giacomo Puccini i donte sfidat prandaj e ndjekim atë sonte me tëashtuquajturin Triptik.
Il Tabarro me libreto të G.Ademi një histori me ngjyra të errëta që zhvillohet në lumin Senna.Protagonistët janë punëtor shkarkues të varfër që jetojnë në lagjet e varfra të Parisit, ku kryhen dhunë, tradhti dhe krime.
Tablonë e dytë,Opera Suor Angelica, e vendos Puccinin përpara njëkërkimi së bashku me G.Forzano, që në fakt kishte tashmë një libreto për subjektin lirik, një histori e vogël e vendosur brenda mureve të një manastiri dhe protagonistët e saj ishin, murgesha fatkeqe të titulluar Suor Angelica,që ishte aq fisnike ku vuan mëkatet e saj dashurore në manastir nga ku kishte një djalë i cili megjithatë zbulon se ai ka vdekur dhe vetëhelmohet.
Gianni Schicchi në tablonë e tretë me një opera komike shumë humoristike që e hasim shumë në ditët e sotme për ndryshimin e testamentit.
Puccini nënshkruan këto tre perla në vitin 1905.
Il tabarro,vuajtja, vdekja dhe mishërimi i një nëne-murgeshë të cilës i është marrë dhe i ka vdekur djali Suor Angelica dhe një teatri komik që flet me humor për një testament dhe imitimine të ndjerit për ta ndryshuar atë Gianni Schicchi. Giacomo Puccini i shkriu nën titullin Il trittico, janë fragmente të realitetit të jetës sonë.
Liceu Opera Barcelona ofron një shfaqje te vecante te produksionit te Bayerische Staatsopera Munich ku veprimi zhvillohet në një ambient të mbyllur nga mure të lakuar ku të tre partiturat kanë si subjekt me idenë e vdekjes. Një punë e shkëlqyer regjisorit Lotte de Beere bën të gjithë personazhet të shkëlqejnë nën tingujt e orkestrës melodioze nen drejtimin e dirigjentes Susanna Malkkiqënjeh shumë mirë vdekjen dhe gëzimin në notat e tyre të jashtëzakonshme.
Soprano Ermonela Jaho mishërimi i saj si murgesha fatkeqe mund të përshkruhet vetëm si bukuria e timbrit të saj harmonia e plotë me stilin butësia e shprehjes së saj. Përdorimi inteligjencës dhe shkëlqimi mallëngjyes i atyre notave të larta brilante madhështore të lëshuara me zë të plotë ishte armata më e mirëe një artiste që beson në atë që bën, deri në atë pikë sa të qajë sytë në momentin më dramatik, – isha prezent i ulur.Ermonela ka nje dhunti te natyrshme, të cilën disa do ta quajnë hyjnore, të ishte në gjendje të kanalizonte pa filtruar të gjithë fuqinë emocionale të repertorit të madh operistik.Identifikimi i saj me personazhin është i plotë, absolut e unik dhe jo vetëm në aspektin më të butë delikat dhe introvert, por edhe nërebelimin e saj kryesor kur përballet me Zía Principesa Daniela Barcellona,një zë i bukur dhe të errët, i trajtuar me teknikë nëzemërthyerjene skenës së fundit.
Gerti Zajmi, 11 Dhjetor 2022, Opera Barcelona.