13.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Siguria në universitete, përdoren qindra mijëra euro në mënyrë të paefektshme

Sulmet kibernetike ndaj institucioneve dhe organizatave në Shqipëri, ngritën alarmin për sigurinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit në vend.

Pikërisht ky është thelbi i raportit të auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Universitetin më të madh, atë të Tiranës, dhe në 4 institucione të tjera të arsimit të lartë.

“Nga monitorimi financiar që ne iu kemi bërë universiteteve, kemi konkluduar që Universiteti I Tiranës shpenzon mesatarisht 500 mijë euro në vit për sigurinë e godinave.

Ndërkohë që nëse i referohemi raportit të Kontrollit të Larët të Shtetit tregohet se sistemet e kamerave të sigurisë janë shumë të dobëta dhe e kanë gati të pamundur të mbajnë larg auditoreve dhe perimetrit të këtyre institucioneve të arsimit të lartë, personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Edhe ato sisteme për përdorim të brendshëm për administratën, për të kuptuar se kush hyn e kush del, pra kartat që çekojnë pedagogët dhe administratën për të kuptuar se sa orë punojnë, edhe këto sisteme nuk i vijnë në ndihmë universiteteve në këtë aspekt. Nga i gjithë ky raport kuptojmë që në aspektin e Teknologjisë së Informacionit universitetet tona janë primitive thotë Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x